E Diel, 1 Nëntor 2026

Belle Air, avionët me vonesë pasagjerët pa informacion

04/04/2011  Stres dhe mungesë informacioni në dyert e kompanisë

Një tjetër komani ka rikthyer problemin e udhëtimeve me avionë. Për më shumë se katër orë vonesë ka nisur udhëtimi i avionit të kompanisë “Belle Air” prej Italisë, ndërsa ka shkaktuar irritim dhe indinjatë tek pasagjerët, të cilët nuk kanë marrë njoftim në kohën e duhur për këtë situatë. Problemi i fundit me kompaninë ka ndodhur dje dhe në Bergamo, ku pasagjerët janë lënë në pritje pa fund dhe pa asistencë. Por irritimin e qytetarëve nuk e ka shkaktuar vetëm vonesa e stërzgjatur e avionit, pasi situata vonese mund të ndodhin, por edhe indiferentizmi, dhe mosmarrja e një përgjigjeje nga ana e punonjësve të kompanisë që merren me këtë çështje. Sipas informacioneve tona, nuk është hera e parë që kjo kompani, shkakton vonesa dhe nuk është korrekte me oraret e pasagjereve. Madje madje vetë pasagjerët shprehen se kompania nuk mbulon dot me avionë të gjitha linjat për të cilat është licencuar. Pavarësisht se slogani i kompanisë është “Fluturoni Lehtë”, duket se përgjigja në kohë ndaj pasagjerëve që kanë zgjedhur këtë linjë ka mbetur një problematikë. Madje një situatë anulimesh apo shtyerjesh që duket se është e përsëritur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›