Vdes nga shpërthimi i predhës 20-vjeçari
01/04/2011 Çka u paralajmërua nga “Metropol”, ndodhi
Kolonjë- Një ngjarje tragjike ka rrëmbyer jetën e një 20-vjeçari në rrethin e Kolonjës. Edhe pse u bënë të gjitha përpjekjet për të shpëtuar jetën e viktimës, gjithçka ka qenë e pamundur, sepse 20-vjeçari ka gjetur vdekjen që në momentin e parë. Sipas burimeve të gazetës “Metropol”, gjithçka ka ndodhur aksidentalisht për shkak të shpërthimit të një predhe, e cila ishte gjetur nga 20-vjeçari në periferi të lagjes së tij. Burime pranë vendit të ngjarjes, bënë të ditur për gazetën “Metropol” se vdekja e 20-vjeçarit ndodhi në orët e vona të pasdites. Viktima është Besnik Agolli, 20 vjeç nga lagjja “Agalli” e fshatit Taç, i rrethit Kolonjë. Të njëjtat burime konfirmuan gjithashtu se fillimisht gjithçka nisi si një lojë me një predhë që ishte gjetur në periferi të fshatit. Banorë të kësaj lagjeje, ku nuk ishin të pakët ata që ishin në vendin e ngjarjes, kishin filluar të ndiqnin me interes se si mund të ndahej predha nga gëzhoja. Dhe ndërsa ishin hedhur mendime të ndryshme, Besnik Agolli kishte shprehur mendimin se predha mund të ndahej nga pjesa tjetër vetëm duke e sharruar me motosharrë. Pikërisht në një çast të tillë, kur ende predha nuk ishte ndarë nga kapsula, predha kishte shpërthyer. Fatmirësisht, njerëzit që ndodheshin pranë këtij akti, nuk pësuan dëmtime të rënda, përveçse disa lëndimeve të lehta. Gazeta “Metropol” e kishte paralajmëruar se një gjë e tillë do të ishte e mundur, pasi që me fillimin e pranverës, shumë të rinj kishin filluar të shpërthenin bunkerët e mbetur, duke vënë në përdorim ose dinamit që nuk dihet nga e siguronin, ose lëndë plasëse, të krijuar në mënyrë artizanale. V. Hasani