E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhahangir: Liria fetare në Maqedoni, ka shenja shqetësuese

Shkup- Gjendja e të drejtave dhe lirive fetare në Maqedoni në përgjithësi është e kënaqshme, por ka shenja shqetësuese, ka theksuar përfaqësuesja speciale e OKB-së për liritë fetare, Asma Xhahangir. Ajo këto komente i ka bërë pas takimit me kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski.” Nuk shoh probleme të mëdha, por shohë shenja në ashpërsimin e identiteteve dhe polarizimeve. Nëse nuk reagohet me kohë mund të jetë pastaj vonë. Kur jotoleranca religjioze del nga kontrolli, atëherë është vështirë që të bëhet kthesa”, ka theksuar përfaqësuesja e OKB-së, Asma Xhahangir.

Ai ka shtuar se ka ardhur në Shkup për të vlerësuar gjendjen, jo vetëm në sistemin e drejtësisë, por edhe për zbatimin e përparimin e tolerancës ndërfetare. Përfaqësuesja e OKB-së për liritë fetare do të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë shtetëror, të komuniteteve fetare dhe organizatave joqeveritare. ina/start

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›