Thaçi mbjell pemë në komunën e Kastriotit
Prishtinë -Në Kosovë po zhvillohet aksioni “Një qytetar, një fidan”, i cili ka nisur në Komunën e Kastriotit. “Kastrioti është një prej qyteteve dhe hapësirave më të ndotura në Kosovë. Kemi planifikuar që edhe në këtë hapësirë sivjet, të mbillen rreth 25 hektarë fidanë, me mbi 60 mijë fidanë.Ne po e ndryshojmë gjithë Kosovën, po ndryshon edhe Kastrioti, po bëhet një punë e mirë. Do të vazhdojmë të investojmë në këto projekte që janë me interes për shëndetin e qytetarëve të Kosovës. Prandaj, dëshiroj që të vazhdojmë kështu të gjithë bashkërisht që të investojmë në këto projekte për të sotmen dhe për të ardhmen e vendit dhe qytetarëve tanë”-theksoi kryeministri Hashim Thaçi.
Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës, Thaçi e ironizoi atë, duke e ftuar të mbillte pemë. “Unë nuk jam sot këtu për të bërë politikë, por për të punuar, dhe atë punë konkrete në interesin e të gjithë qytetarëve dhe vendit, për të ndryshuar vendin dhe për të implementuar prioritetet e mia strategjike para qytetarëve të Republikës së Kosovës. Edhe kritikuesin e ftoj që ta mbjell një pemë, në mënyrë që thjeshtë, të pastrohet edhe skena politike apo edhe të freskohet ajo”-tha më tej kryeministri kosovar.