E Diel, 1 Nëntor 2026

Aplikimi, PS: Meritë e jona

Tiranë-Duke folur për aplikimin e statusit të vendit kandidat, partia Socialiste ka theksuar se Sali Berisha dorëzoi dje në Pragë kontributin dhe angazhimin afatgjatë të PS-së. Në një konferencë për shtyp, deputetja Arta Dade deklaroi se një akt i tillë, nuk ka vend për spekulime elektorale dhe se nuk i rrit kreditet qeverisë së tanishme. “Është e qartë për opinionin vendas dhe të huaj që personalisht Sali Berisha ka qenë dhe mbetet shkaktari kryesor i vonesave në rrugën e integrimit europian që prej zgjedhjeve të 96-ës”-theksoi Dade.

Ajo ka paralajmëruar qeverinë, se nuk do të mundet të vonojë reformat e kërkuara nga Bashkimi Evropian. “Kërkesa do të nisë të shqyrtohet vetëm nëse Shqipëria plotëson kushtin për zgjedhje të lira dhe të ndershme sepse ky shqyrtim bëhet sipas standardeve të Komisionit Evropian dhe jo sipas standardeve të Berishës”-vijoi Dade.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›