Ronaldo me stil

“Stili është mjaft i rëndësishëm. Futbolli vjen përpara, por imazhi im është i dyti për nga rëndësia. Ato shkojnë dorë për dore. Është ndjenjë e mirë të bësh gjëra të jashtëzakonshme në fushë, por është po ashtu e rëndësishme të kesh pamje të mirë në fushë. Kjo është ajo që po mundohem ta bëj”, deklaroi futbollisti i Real Madridit për magazinën spanjolle DT.
“Sidoqoftë, disa njerëz nuk e pëlqejnë stilin tim, por unë jam ai që jam dhe shpresoj që ata ta respektojnë këtë. Nuk do të ndryshoj për qejfin e të tjerëve dhe shpresoj që personaliteti im do të tërhiqet në linjën time në Nike. Unë kam dëshirë të dukem mirë. Mund ta hap gardërobën në mëngjes dhe të shikoj një orë para se të vendos se çka të vesh”, vazhdoi ish futbollisti i Manchester Unitedit.
Përfaqësuesi portugez thotë se nuk ka ndonjë vështirësi për ta mbajtur në formë fizikun e tij. “Si sportist profesionist trupi dhe shëndeti im janë vendimtarë për mua, por nuk u kushtoj shumë rëndësi. Janë të rëndësishëm në punën time, por nuk janë faktori më i rëndësishëm. Jam me fat sepse kam gjene të mira”, shpjegoi Ronaldo.