Xhaka, kandidat për sportistin e vitit

“Granit Xhaka është pjesë e pandashme e skuadrës përfaqësuese zvicerane. Në çdo ndeshje ndërkombëtare të këtij viti, futbollisti me prejardhje kosovare ka qenë pjesë e ekipit të trajnerit Ottmar Hitzfeld. Ai ishte lojtari kyç që ia solli Zvicrës Botërorin e parë në U-17, ndërsa ishte lider i ekipit U-21”, shkruan uebfaqja 1815.ch, e cila i përshkruan një nga një kandidatët.
“Si mesfushor, ka dhënë kontribut domethënës në nivelin e klubeve në Ligën e Kampionëve me Baselin. Vetëm 19 vjeç, ai duket një lojtar i pjekur. Kalimi i tij në Borussia Monchengladbach kushtoi 8 milionë euro. Trajneri Favre shpreson që Xhaka ta mbulojë mungesën e mesfushorit të larguar, Marco Reus”, vazhdon shkrimi.
Në natën gala do të zgjidhen sportisti, sportistja, skuadra dhe trajneri i vitit 2012. Vitin e kaluar, këtë çmim e kishte fituar gjimnastja Giulia Steingruber.