Suarez s’është në shitje

Sulmuesi uruguaian e nisi sezonin e ri në mënyrë të shkëlqyeshme duke realizuar 10 gola deri tash në Premierligë, me ç’rast duket se Manchester City ka trokitur në dyert e Anfield Road, për ta kërkuar sulmuesin kryesor të këtij ekipi.
“Ai është lojtar që bën lojë të bukur dhe si fans i Liverpoolit, shpresoj ta shohim edhe për disa vite tek ne. Ne nuk e konsiderojmë absolutisht shitjen e tij. Kemi bërë kontratë afatgjate me të gjatë verës dhe presim ta shohim në shumë ndeshje me Liverpoolin”, deklaroi Werner.
Ky i fundit beson se menaxheri Brendan Rodgers do të jetë i aftë ta pasurojë ekipin gjatë afatit kalimtar të janarit, pas kritikave që mori për mungesën e përforcimeve gjatë verës që shkoi.
“E dimë se janari do të jetë një periudhë sfiduese dhe nuk duam të merremi me premtime. Shpresoj që tifozët të jenë të kënaqur me ato që do t’ua servirojmë. Do të përforcohemi, sigurisht”, përfundoi Werner.