Rama: Do heqim taksën për biznesin e vogël
Sipas zyrës së shtypit të PS-së, tregtarët kanë shprehur shqetësimin për mungesën e shitjeve.
“Ka një rritje drastike të çmimeve. Vetëm me çmimet na merren fitimet. Edhe taksat kanë ardhur shumë për këtë vit. Fuqia blerëse ka rënë. Nuk është ajo fuqi blerëse që ka qenë dikur. Vaji ka vajtur 2300 lekë kg”, është shprehur një nga tregtarët, citon PS-ja.
Kryesocialisti Rama u ka thënë tregtarëve se qeveria e Partisë Socialiste do të rivitalizojë biznesin e vogël duke i hequr së pari taksën e biznesit të vogël, por edhe taksat e fshehura të korrupsionit dhe atë të zvarritjes nëpër zyrat e administratës.
“Do e heqim taksën e biznesit të vogël, do bëjmë një sërë ndryshimesh që ne besojmë, do heqim edhe taksën e korrupsionit, edhe taksën e kohës e të zvarritjeve. Do vendosim një sistem drejtësie në barrën e taksave, kush fiton më pak do paguajë më pak, kush fiton më shumë do paguajë më shumë. Dhe të gjithë pastaj së bashku me taksën që paguajnë do shërbehen nga shteti me dinjitet, duke qenë qytetarë të respektuar maksimalisht si sipërmarrës, jo të dhunuar dhe të persekutuar siç thoni ju me policët nga të katërt anët, që ku të gjejnë të shqyejnë ndonjë gjë”, ka thënë Rama.
Kryetari Rama ka qenë i shoqëruar nga deputeti socialist i zgjedhur në këtë zonë Saimir Tahiri, si dhe nga Sekretari për Programin Ilir Beqja. /Start/
2012-09-14 17:10