E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhakja kerkon ti shpetoje burgut perjete

Ilir Xhakja kërkon t’ishpëtoj burgimit të përjetshëm. Ashtu siç paralajmëroi “ABC-NEËS” pak ditë më parë për strategjinë e mbrojtjes, avokati Andi Duraj i kërkoj Gjykatës së Krimeve të Rënda të pranojnë kërkesën për gjykim të shkurtuar ndaj klientit të tij. Sipas avokatit, Xhakja e ka pranuar akuzën dhe është penduar për krimin e kryer, çka i jep të drejtën e shqyrtimit të çështjes në apelikim të gjykimit të shkurtuar. Kërkesë kjo që u kundërshtua nga prokurori I çështjes Eugen Beçi. Ndërsa togat e zeza vendosen të ndëpresin seancën gjyqësore, për tu shprehur ditën e enjte në ora 12:00 për kërkesën e Xhakjës, që nëse pranohet i pandehuri I shpëton dënimit kapital, atij të burgimit të përjetshëm. Xhakja, akuzohet për vrasjen e shefit të komisariatit të Shijakut komisar Adem Tahiraj më 13 shtator 2012.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›