Gjykata zbardh vendimin e pafajesise per 21 janarin
Tre gjyqtarët Ariana Caca, Ardiana Bera dhe kryesuesi Besnik Hoxha firmosen vendimin e argumentuar të pafajësisë së gardistëve të akuzuar për vrasjen dhe plagosjen e demonstruesve të 21 janarit 2011.
Sipas burimeve të “ABC NEwS” nga Gjykata, mësohet se vendimi është përpiluar në rreth 20 faqe format dhe do të publikohet të mërkurën në drekë nga zyra e shtypit pranë Gjykatës së Tiranës. Në këto faqe, sipas gjykatës, tre gjyqtarët kanë renditur argumentet e pafajësisë së Komandantit të Gardës Ndrea Prendi dhe gardistit Agim Llupo.
Referuar këtij vendimi, një hapësirë të madhe të arsyetimit të pafajësisë gjykata I ka kushtuar interpretimit ligjor pse nuk qëndrojnë akuzat e vrasjes për gardistët.
Këto dhe të tjera argumente, Gjykata i ka renditur në vendimin e pafajësisë, duke u bazuar edhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese me nr. 50, të datë 30 korrik 1999 dhe vendimit të 27 dhjetorit 2011 të Gjykatës së Lartë. Ku sipas tyre, gjykatës i sanksionohet e drejta e rikualifikimit të veprës penale, pasi prokuroria gardistët i ka hetuar vetëm për vrasje. Akuzë e cila për gjykatën nuk qëndron.
Gjithashtu, gjykata ka cituar edhe vendimin e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, të gushtit të 2009 ku u vrarë shtetasi Carlo Giuliani-t gjatë një proteste të dhunshme kundër takimit të G8 në Xhenova në 2001 në Itali. Sipas arsyetimit të gjykatës, këtij vendimi i është referuar vetëm për faktin se efektivët e Gardës ishin në mbrojtje të institucioneve dhe jo në rastin analog të mënyrës së ekzekutimit.