E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia do të liberalizojë vizat për Shqipërinë

Vlen të theksohet se nga ky liberalizim do të përfitojnë veçanërisht ata shqiptarë që kanë miqësi në Luginën e Preshevës.

Vendimi është bërë i ditur nga zëvendësministri i Jashtëm serb, Zdravko Ponosh. “Kemi diskutuar për heqjen e vizave midis dy ministrie të Jashtme dhe Serbia do të heqë së shpejti vizat për Shqipërinë”, u shpreh Ponosh.

Ai ka përmendur edhe heqjen e vizave që Shqipëria ka bërë për qytetarët serbë. Deklaratat e tij u bënë sot në Shkodër në një takim të një shoqate shqiptaro-malazeze.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›