E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhamia e Madhe e Tiranës, nis sot ndërtimi. Muça: Moment historik

selim-muca-12Tiranë- Dita e shtunë do të jetë mjaft e shenjtë për myslimanët, pasi sot do të fillojë dhe puna për ngritjen e Xhamisë së Madhe në sheshin e Namazgjasë në Tiranë.

Në një deklaratë për mediat kreu i Komunitetit Mysliman, Selim Muça, ka ftuar të gjithë besimtarët që të jenë të pranishëm nesër në momentin e vënies së gurthemelit të parë.

“Komuniteti Mysliman njofton mbarë besimtarët dhe qytetarët e tjerë që të marrin pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve të Xhamisë së Madhe të Tiranës. Kjo ceremoni do të zhvillohet të shtunën në orën 10.00, në vendin e quajtur Namazgja, ku dhe do të ndërtohet xhamia e shumëpritur nga të gjithë”, tha ai, duke shtuar se kjo ditë do të jetë historike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›