E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, sulm në Herat, plagosen dy ushtarë shqiptarë

Luftimet e ashpra në Afganistan nuk kanë kursyer as ushtarët shqiptarë atje. Vetëm pak caste më parë Ministria e Mbrojtjes në një njoftim për shtyp ka bërë me dije se gjatë një sulmi në Herat kanë mbetur të plagosur dy ushtarë shqiptarë. Të dy ushtarët, pjesë e misionit të NATO-s në Afganistan janë plagosur në rrugë gjatë sulmit, ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti i tyre. Ende nuk ka informacione të qarta në lidhje me gjendjen shëndetësore të tyre, ndërsa vlen të theksohet se kjo është hera e parë që dy ushtarë shqiptarë plagosen në misionet paqeruajtëse në Afganistan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›