Xhamia, shpallet fitues projekti i studio daneze “Big”
03/05/2011 Komuniteti Mysliman nuk merr pjesë në përzgjedhje
Reagimi:Bashkia të zgjidhë konfliktin me truallin
Ndërtimi i xhamisë së re të kryeqytetit i besohet studios daneze. Pas vlerësimit të pesë projekteve të përfshira në konkurrim, juria ditën e djeshme ka shpallur projektin fitues, i cili i është besuar studios së re “BIG” nga Danimarka, e cila krahas xhamisë do të ndërtojë edhe Muzeun e Bashkëjetesës Fetare për kryeqytetin. Përzgjedhjen e këtij projekti kryebashkiaku Edi Rama e ka klasifikuar si më të mundshmin për shkak edhe të kostos financiare që nevojitet për ngritjen e xhamisë për besimtarët myslimanë. “Duke vlerësuar këto projekte, vlerësuam se propozimi që ka më shumë potenciale të arsyeshme dhe të përballueshme në kushtet e një komuniteti fetar dhe një qyteti që nuk mund t’i lejojë shpenzime të papërballueshme në të gjitha ato pika referimi, juria vlerësoi se studioja ‘BIG’ ka bërë propozimin më të mirë”, - ka pohuar Rama. Kundrejt problemit të ngritur dy ditë më parë nga pronarët e truallit Rama ka pohuar se zbatimi i këtij projekti nuk do të cenojë pronën e askujt. “Ne jo vetëm që i garantojmë se ky projekt dhe posaçërisht ai për xhaminë e re dhe qendrës së kulturës islamike janë konform planit të zhvillimit të qytetit dhe të gjitha normave ligjore që kërkojnë ndërtimin e një godinë pa cenuar asnjë pronë dhe asnjë pronar. Ky ishte një sqarim për të gjithë” - Një ndër arsyet pse u klasifikua fitues ky projekt ka të bëjë me daljen e xhamisë në shesh, duke krijuar një hapësirë që përmbush nevojat e besimtarëve për faljet e së Premtes, faljet për ditë të mëdha të veçanta të vitit si dhe ato të përditshme. Gjithashtu është vlerësuar si element tërheqës edhe Kopshti i Kuranit. Projekti parashikon ngritjen e kopshti rreth xhamisë, që do të përmbajë të gjitha pemët dhe bimët e përmendura në Kuran në një numër aq herë sa përmenden në librin e shenjtë të Kuranit. Sipas Ramës, faza e dytë do të kërkojë më shumë punë intensive, veçanërisht me Komunitetin Mysliman. Kjo me qëllim që “për t’i dhënë një identitet sa më të qartë Xhamisë, për të bërë një diferencim të nevojshëm midis tri objekteve, të cilat, duke bashkëjetuar me njëri-tjetrin, duhet njëkohësisht të kenë tingullin dhe pamjen që i dallon prej njëri-tjetrit, për të konsideruar elementet e nevojshme të një Xhamie, por njëkohësisht duhet t’u përgjigjet edhe ekzigjencave të komunitetit dhe besimtarëve, duke filluar nga numri i minareve te një sërë aspektesh të tjera, që janë pjesë e punës së përbashkët që do të bëhet me komunitetin”, - ka pohuar Rama. Sipërfaqja për xhaminë është 2500 m2, ndërsa sipërfaqja për muzeun është 1650 m2.
Komuniteti Mysliman
Bashkia fillimisht të zgjidhë problemin e truallit
Pavarësisht deklaratave të bëra, zyrtarët e Komunitetit Mysliman bëjnë me dije se Bashkia fillimisht duhet t’i japë zgjidhje problemit të truallit ku planifikohet të ndërtohet xhamia e re e kryeqytetit për besimtarët mysliman. Kreu i drejtorisë së komunikimit Agron Hoxha ka pohuar gjatë ditës së djeshme se përfaqësuesit e komunitetit nuk janë përfshirë në përzgjedhjen e projektit. Kjo pasi kohë më parë Këshilli i Përgjithshëm i këtij komuniteti ka kërkuar nga kryebashkiaku që t’i japë zgjidhje konfliktit për truallin ku pretendohet të ngrihet xhamia e re dhe më pas të kalohet në diskutime konkrete për projektin që do të zbatohet. Sipas Hoxhës, përfaqësuesit e Komunitetit nuk kanë qenë të pranishëm në fazat e zhvillimit të konkursit për përzgjedhjen e projektit, pasi ende nuk dihet se si do të veprohet me problemet e lindura mbi pronësinë e truallit ku po planifikohet të ndërtohet xhamia e re. Më tej Hoxha shton se reagimi zyrtar i këtij komuniteti do të jepet vetëm pasi bashkia të ketë depozituar zyrtarisht pranë këtij komuniteti projektin përkatës, duke i dhënë zgjidhje kështu edhe problemit të truallit.