Feith: Pas vendimit të GJND,shpresë përdialog Kosovë-Serbi
PRISHTINE- Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për Kosovën, Pieter Feith, shprehet i bindur se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës do të hapë rrugë shtimit të kontakteve ndërmjet Prishtinës e Beogradit.
Gjatë mbledhjes së Komitetit për Politikë të Jashtme në PE, Feith tha se të dyja palët kanë shfaqur gatishmërinë e tyre për t’u angazhuar në dialog.
Duke iu referuar situatës në veriun e Kosovës, Feith tha se ajo është e paqëndrueshme dhe e karakterizuar nga varfëria dhe një administratë e korruptuar.
Ai tha se Kosova është një hapësirë unike dhe shpalosi dy objektiva për veriun e Kosovës: njëra, qasja thelbësore e autoriteteve të Kosovës duke ofruar përmirësim të vërtetë duke shtrirë një qeverisje lokale efikase dhe e dyta pranimi dhe pjesëmarrja vullnetare e të gjitha komuniteteve që jetojnë në atë pjesë të Kosovës.
Por Feith tha se bashkësia ndërkombëtare ka një përgjegjësi për t’i bërë të gjitha palët së bashku.
(e.n/bbc/BalkanWeb)