E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, ankorohendy anije turke, pasvendimit të Kuvendit

VLORë- Pak ditë pasi Kuvendi miratoi lejimin e mjeteve turke në portet shqiptare janë ankoruar sot në Vlorë dy fregata turke "Turgutreis" F241 dhe "Gaziantep" F490 të Marinës Luftarake të Turqisë u ankoruan sot në portin e Vlorës. Një konferencën për shtyp që dhanë drejtuesit e këtyre anijeve, bënë të ditur se se ankorimi ka synim bashkëpunimin me vendet mike, pjesë e strukturave të NATO-s.

"Në kuadër të Aleancës dhe partneritetit me vende mike, misioni i mjeteve luftarake ka konsistuar ndër të tjera në ndalimin e trafiqeve të paligjshme, por edhe mbështetjen për çdo gjendje të jashtëzakonshme në vendet anëtare të NATO", theksoi në këtë konferencë komandanti i dy fregatave, Kapiten i Rangut I, Faruk Dogan.

Anijet janë pjesë e grupit prej 5 anijesh luftarake turke që mbërritën sot në Shqipëri, tre prej të cilave u ankoruan në portin e Durrësit. Në konferencë u theksua se anijet do të jenë të hapura edhe për vizita nga komuniteti. Ato do të qëndrojnë për tri ditë në qytetin e Vlorës. Gjatë këtyre ditëve ekuipazhi do të vizitojë qytetin bregdetar të Vlorës, si dhe do të marrë pjesë në aktivitete të përbashkëta kulturore-sportive.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›