E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shefer: Pas njohjes, nuk ka dhune dhe eksod

Vleresime pozitive qe rrisin sigurine e nderkombetareve per mbeshtetjen qe i japin Kosoves si shteti me i ri ne bote. Sekretari i pergjithshem i NATO-s, Jap De Hop Shefer, i paraqiti ministrave te Aleances dje, nje raport mbi situaten ne Kosove. "Megjithese gjendja ne Kosove eshte e brishte, inkurajon fakti qe pas shpalljes se pavaresise nuk ka dhune nderetnike, nuk ka largim masiv refugjatesh, si dhe nuk ka as sulme te organizuara ne objektet e trashegimise historike", evidentoi Shefer.
Titullari i aleances ushtarake siguroi se trupa e KFOR-it, prej 16000 ushtaresh, do te vazhdoje te luaje rolin e vet, duke mbrojtur shumicen dhe pakicen ne tere Kosoven, ne pajtim me mandatin qe ka marre nga Kombet e Bashkuara. Ne kete pike, ministri i Jashtem britanik, David Miliband, perforcoi, duke thene se "reduktimi i trupes se NATO-s nuk shtrohet per diskutim".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›