Qeveria hedh poshte rezoluten anti-BE
Qeveria serbe refuzoi dje rezoluten e Partise Radikale Serbe, me te cilen kerkohej terheqje nga rruga per anetaresim ne Bashkimin Evropian. Ne votim, 15 ministra ishin kunder dhe shtate te tjere pro. Radikalet, te mbeshtetur nga partia e Kryeministrit Vojisllav Koshtunica, parashtruan rezoluten, ne te cilen BE-ja apelohet qe ne menyre te qarte dhe kategorike te prononcohet se "Kosova mbetet pjese e Serbise", para se vendi t'i vazhdoje negociatat para aderuese me Bashkimin.
"Serbia nuk duhet te negocioje me cilendo organizate internacionale, e cila nuk njeh Kosoven si pjese te Serbise", tha ne Parlament lideri i Partise Radikale serbe, Tomisllav Nikoliq.
Kryetari i Parlamentit, Oliver Duliq, nga Partia Demokratike ne pushtet, e nderpreu seancen dhe tha se Qeveria ne te cilen liberalet proevropiane kane shumice ne krahasim me nacionalistet e Koshtunices, fillimisht doemos duhet te prononcohet per rezoluten para se te shqyrtohet ne Parlament.