E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhani: Duam pjese nga e drejta TV

Jeton Selimi

Eshte lehtesisht e kuptueshme se ne takimin e djeshem do te kishte edhe nje sere kerkesash nga klube te ndryshme. Nuk ka ngurruar kreu i Partizanit, Albert Xhani, qe ne emer te klubeve te superiores te parashtroje nje draft me kerkesa, te cilat duhet te merren parasysh dhe te miratohen brenda nje kohe sa me te shkurter. Lista me 10 pika permban kerkesa te ndryshme, ku padyshim, ato qe bien menjehere ne sy jane kerkesat per 30% i te ardhurave te federates, perfshire edhe te drejten televizive, si dhe kufizimi i mandateve te presidentit Duka apo edhe te fuqise vendimmarrese te Komitetit Ekzekutiv te FSHF-se. Mirepo, gjithcka nis me ndjesen qe Xhani u drejtonte dashamiresve te futbollit, per miratimin e statutit ne vitin e kaluar, miratim qe u be ne besim te plote dhe pa lexuar qofte nje rresht prej tij. “Se pari, duhet t’u kerkojme ndjese te gjithe dashamiresve te futbollit per miratimin e statutit qe ne si anetare kemi bere vitin e fundit. Theksojme se kete hap te gabuar e kemi hedhur nga besimi verbal qe kemi pasur te ju si drejtues te FSHF-se, se gjithcka qe ju kishit perpiluar ne statut ishte ne mbeshtetjen e anetareve, por realisht eshte bere e kunderta”. Me pas, pare situaten e rende te futbollit shqiptar, presidenti i nje prej klubeve me me influence ne vend, parashtron dy pikat qe mendon se mund te sjellin zbutjen e situates. “Kerkojme 1) Marrjen e te gjitha hapave per heqjen e pezullimit nga FIFA dhe UEFA, sepse me te demtuarit ne kete vendim jemi direkt ne, investitoret e klubeve. 2) Vendosjen e dates per mbledhjen e Asamblese se Jashtezakonshme, perpara dates 30 prill 2008, i cili eshte edhe afati i fundit i mbledhjes se Asamblese se Zakonshme”.

1. Heqjen e se drejtes qe ka Komitetit Ekzekutiv per ndryshimin e kalendarit te aktiviteteve futbollistike pas fillimit te sezonit, kete te drejte ndryshimi te kalendarit, pas momentit te fillimit te aktiviteteve, ta kene vetem anetaret pjesemarres sipas kategorive.

2. Te ardhurat e FSHF-se, ne nje mase prej 30% te shumes, pavaresisht burimit te tyre, te shperndahen te ne, anetaret e saj, kjo ne baze te nje skeme qe duhet diskutuar.

3. Ndryshimet ne statut per kufizimin e mandatit te presidentit te FSHF, jo me shume se dy mandate.

4. Heqjen e se drejtes se votes anetareve fantazme te shoqatave te ndryshme, te cilat deri tani konsiderohen te njejte me klubet e futbollit

5. Ndryshimet ne nenin qe u heq te drejten klubeve per shitjen e te drejtes televizive, e drejte kjo qe i rrjedh nga legjislacioni shqiptar per shoqerite aksionere.

6. Ulje te shpenzimeve per anetaret e Komisionit Ekzekutiv sipas kartes olimpike.

7. Uljen e shpenzimeve te FSHF-se ne pagesa te stafit e cdo pagese tjeter te paarsyeshme, deri edhe ne reduktimin e stafit.

8. Te rritet vlera e shperblimit ne cdo fund sezoni per klubet, kjo ne baze te rezultateve te arritura.

9. Njohja e anetareve te FSHF-se per ceshtjet financiare, jo vetem ne Asamblene e Zakonshme, por disa here gjate periudhes midis dy asambleve, bazuar ne nenin 9.

10. Komisioni i kontrollit te brendshem per ceshtjet financiare duhet te kete si anetare te tij perfaqesues klubesh dhe jo vetem punonjes te FSHF-se.

“Nuk eshte gjyqi i Kadri Hazbiut”

Por ka pasur edhe gjaknxehtesi ne mbledhjen e djeshme, sidomos pas ferkimit te kreut te Partizanit me disa nga anetaret e Komitetit Ekzekutiv te FSHF-se, te cilet kane kundershtuar pikat ne fjale: “Ne duam te zgjidhim situaten sa me shpejt te jete e mundur. Ketu nuk jemi ne gjyqin e Kadri Hazbiut. Luhet me parane e femijeve tane”, ka reaguar ashper presidenti i Partizanit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›