Xhani: “Goli me dorë i Maradonës i dha Argjentinës Botërorin, ai Dhëmbit, i jep Partizanit Kupën”

Nga Dash Frashëri
Albania-sport- "Jemi të bindur se në gjysmëfinale do të kalojmë ne dhe jo Vllaznia". Presidenti i Partizanit, Albert Xhani kreu një vizitë shumë domethënëse në klubin e tij për të ndjekur përgatitjet e fundit të skuadrës në prag të përballjes sa saj me Vllazninë, në ndeshjen e kthimit të vlefshme për cerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, Grupi 2, kjo dhe për t'i motivuar më shumë lojtarët me praninë e tij. Takimi i parë në Shkodër përfundoi në barazim 1-1, ku nga pala shkodranë dhe në vecanti nga presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj u kontestua fort goli i shënuar me dorë nga Paulin Dhëmbi dhe gjykimi i Bardhyl Pashaj. I shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm, Bejkush Birce dhe nga ai teknik, Genci Tomori, presidenti i "demave të kuq" vëzhgoi me shumë interes gjithë stërvitjen e drejtuar nga trajneri Hasan Lika. Albania-sport.com asistoi sot në stërvitjen e pasdites në Kompleksin Sportiv "Partizani" dhe i morri këtë prononcim presidentit Xhani: "Ndeshja me Vllazninë është më e rëndësishmja e sezonit pasi bëhet fjalë për kualifikimin në Kupë. Jemi të bindur se në gjysmëfinale do të kalojmë ne. Kualfikimi nga goli i Dhëmbit me dorë? Partizani nuk varet nga një gol, por dua të kujtoj se dhe një nga lojtarët më të mirë në botë, Maradona ka bërë një gol të tillë. Argjentina atëhëre fitoi Botërorin 1986, ndoshta për rastësi edhe Partizani fiton Kupën 2007". Partizani në fakt ka një rrugë të vështirë drejt finales pasi edhe nëse do të kualifikohet me Vllazninë, përballë tij do të jetë ose Tirana ose Teuta në gjysmëfinale. Me Vllazninë në kampionat të kuqtë do të përballën në javën e 29 në Tiranë. Xhani foli edhë cështjen Malindi. "Enco është në pritje të pajisjes me vizë, e cila është planifikuar të merret brenda datës 20 mars. Gjithsesi Malindi do të jetë në një provë 7 ditore dhe do të kthehet të vazhdojë kampionatin me Partizanin"