E Shtunë, 31 Tetor 2026

Media austriake për Salihin: “Një yll ka lindur”

Nga Bledar Kuka
Albania-sport- "Një yll ka lindur". Ky është titulli i sitit austriak sportnet.at pas shënimi të dy golave nga shqiptari Hamdi Salihi në fitoren në transfertë të SV Ried me SV Mattersburg (1-2), ku blerja më e rë e Ried realizoi një dopietë në një debutim të jashtëzakonshëm dhe një lojë klasi në kategorinë maksimale të kampionatit austriak. Ried prej shumë kohësh ishte në kërkim të të një zëvendësuesi të denjë të gjahtarit të golave Sanel Kuljic. Fillimisht i tillë u shpresua se do të ishte sërbi Jovan Damjanovic, por sulmuesi 24-vjecar deri tani nuk i ka përbushur shpresat që klubi austriak kishte te ai. Gjatë pauzës dimërore skuadra nga Austria e sipërme angazhoi sulmuesin shqiptar Hamdi Salihi ndaj të cilit kishte shfaqur interesim edhe rekordmenia a Austrisë, Rapidi i Vienës. Që 22-vjecari Salihi është njëriu gol, këtë e kishte treguar edhe në sezonin e fundit me Tiranën ku shënoi 29 gola me Tiranën duke siguruar edhe "Këpucën e Artë". Dhe këtë Salihi e dëshmoi edhe në Austri, me dy golat e tij kundër Matteburg. Vetë Hamdi Salihi, pas ndeshjes tha për nachrichten.at: "Nuk është shumë e rëndësishme kush i bën golat, kryesore është që ne fituam. Unë nuk e kisha menduar natyrisht se do të shënoja dy gola. Sonte natyrisht që do të festojmë paksa". "A e ka gjetur Ried, Sanel Kuljicin e ri? Me dygolëshin e Hamdi Salihit në ndeshjen e ti të dytë, mund të thuhet se po", shkruan siti austriak OÖnachrichten.at. "AI është i shpejtë dhe për më tepër që ka orientimin e duhur në zonën e rreptësisë. Shumë shpejt ai mund të shndërrohet shëmbylltyra e vetme e Ried në sulm". Me 23 vjec Salihi është ende i ri. Për këtë ai ka shumë kohë përpara, por ai padyshim do të jetë një shembull i bukur për t'u ndjekur. Ashtu si bashkëkombasit e Salihit, Erjon Bogdani dhe Igli Tare, janë prej kohësh në Serinë A italiane. Por, Salihi mendon vetëm për Austrinë. "Unë dua të qendroj këtu. Ried është një hap i parë", thotë Salihi. "Atmosfera më pëlqen shumë, është tamm si në familje. Unë isha një herë në Greqi me kontratë. Por atje ishte krejt ndryshe". Salihi është përshtatur shumë mirë me lojën e ekipit, por jo aq shpejt me gjuhën gjermane. Madje në Turqi shokët e tij qeshnin shumë me gabimet e tij në gjuhën gjermane. "Unë num mund të flas ende gjermanisht. Por, shokët e ekipit mi përkthejnë disa tekste në anglisht. Kështu funksion kjo punë", thotë Salihi që më shumë kohë i kushton fotografive se sa teksteve. Salihi ka ndryshuar edhe skemën e lojës së Ried nga 4-2-3-1 në një formacion më ofensiv 4-4-2. Trajneri Helmut Kraft thotë: "Në se ai do të kishte pranë një sulmues të dytë në krah, ai do të ishte i pandalshëm në zonë. Ai mund të thyejë cdo mbrojtje". Ried përundimisht ka në fushë një yll, që në të ardhmen mund të shndrohet në një burim të mirë financiar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›