E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bushi: Per fitore dhe kunder Olimpiakosit

Nga Greqia, Kastriot Gjini
Alban Bushi eshte kthyer ne hero tek skuadra e tij e Apollon Kalamariase pas golit te shenuar dje ne minuten e 87 kunder skuadres se Iraklis. Jo vetem kjo por Loku doli dhe mvp (most voted player) i ndeshjes. Pervec kesaj Loku dergon nje mesazh skuadres kampione te Olimpiakosit, pavaresisht se vete ai do te mungoje ne kete ndeshje per arsye kartonash. "Ishte shume e rendesishme per ne fitorja e se dieles, por skuadra nuk duhet te qetesohet se kjo do te ishte nje gabim i madh. Kjo sepse na presin ndeshje shume te veshtira kunder Olimpiakosit, Ergotelisit dhe Panathinaikosit dhe nese nuk marrim pike ne keto ndeshje, atehere do te jemi perseri ne te njejtin pozicion te veshtire si me pare. Pra do te shkojme per te fituar me Olimpiakosin te dielen tjeter". Persa i perket fitores ndaj Iraklis, Bushi tha " Besoj se luajtem me mire dhe se kishim mundesi te shenonim me heret dhe mos te venim deri ne minutat e fundit" Persai perket pyetjes si si ndjehet per golin e shenuar , Bushi u pergjigj " Rendesi ka se fituam, dhe jo se kush e beri golin. Eshte e vertete se per nje sulmues eshte e rendesishme te shenoje dhe sidomos te ndihmoje skuadren e tij ne keto lloj ndeshjesh. Por pergezimet i takojne gjtihe skuadres dhe sidomos Kovac per paraqitjen e tij te mire". Pyetjes nese skuadra e tij ka ankth, sulmuesi shqiptar u pergjigj " Ankthi ekziston gjithmone, por ne duhet te shikojme ndeshjet nje per nje me rradhe dhe mos te shikojme klasifikimin dhe piket qe kemi marre deri tani por te shikojme te fitojme piket maksimale ne cdo ndeshje".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›