E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhavit Visoka kthehet në ring më 14 prill

Xhavit Visoka do rikthehet në ring në mes të këtij muaji. Pesë herë kampioni i Kosovës në boksin amator do të zhvillojë mecin e tij të dytë në ringun profesionist më 14 prill në Koshice të Sllovakisë. Visoka më 22 shkurt të këtij viti kishte debutuar në ringun profesionist ku paraqitet me flamurin shqiptar, duke shënuar fitore përballë hungarezit Peter Szabo. Emri i kundërshtarit për mecin e 14 prillit nuk është bërë i ditur akoma por kjo nuk e shqetëson 34-vjecarin prishtinas që lufton në kategorinë gjysmë të rëndë.
"Jam në formë të jashtëzakonshme dhe nuk e kam problem me këdo që do të përballem", thotë Visoka.
Xhavit Visoka në fillim të këtij viti ishte larguar në drejtim të Sllovakisë ku ka filluar karrierën si profesionist. Stërvitet nga trajneri kosovar Haki Shala dhe ka kontratë me promotorin më yë njohur sllovak Laszlo Paszterko.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›