FIFA, Blater, kandidat i vetëm

Jozef Blater do të jetë kandidati i vetëm për kreun e qeverisë së futbollit botëror, FIFA-s. Zvicerani synon mandatin e tretë rresht. Blater e shpalli kandidaturën e tij në qershor të vitit 2006 në Munih, gjatë Kongresit të fundit të FIFA-s, pak para Botërorit të Gjermanisë. 31 marsi është dhe afati i fundit për shpalljen e kandidaturave të tjera. Blater, njëherësh dhe presidenti aktual gëzon mbështetjen 66 federatave të futbollit kudo në Botë. Kongresi i FIFA-s (i 57-i) do të mbahet më 31 maj në Zyrih. Blater është president i FIFA-s që nga viti 1998, në kongresin e mbajtur në Paris, ndërsa më pas u konfirmua në Seul në vitin 2002. Blater është presidenti i tetë në historinë e FIFA-s.
Abete, kreu i Federates Italiane
Xhankarlo Abete, 56 vjec, u zgjodh në krye te Federatës Italiane të Futbollit. Më parë, Abete ka punuar si zëvendësipresident në urdhërat e presidenti të shkarkuar Franko Karraro.