E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brigi: Faleminderit Bogdani!

Sërish ai. Vendimtar si ndaj Kaljarit. Një prekje dhe gol. Është Mateo Brigi, që edhe ndaj Sampdorias dhuroi një gol shumë të rëndësishëm. Për mbijetesën, për Kievon, për veten, për moralin. "Jam i lumtur për golin, por edhe se kam arritur të përmirësohem. Në Kaljari m'u deshën tre raste për të shënuar. Kësaj here më mjaftuan dy", shprehet Brigi. Vendimtar, në aksionin e golit, Bogdani. Por edhe lëvizja e Mateos, që edhe një herë u nis nga mesfusha dhe gjeti kohën e duhur: "Merita është e Bogdanit, që punon shumë për shokët. Me lëvizjet e tij krijon hapësira të rëndësishme për ne që vijmë pas krahëve. Dhe për më tepër ky Erjon di të jetë njeriu asist dhe shumë i aftë për të tërhequr pas vetes mbrojtësit dhe për të na lënë ne boshllëqe".
Nga Brigi tek Bogdani. Erjoni dha shpirtin në fushë, nga fillimi deri në fundin e ndeshjes së tij. Delneri i kurseu një pjesë loje. Por djaloshi, i ardhur i lodhur nga dy ndeshjet me kombëtaren shqiptare, dha gjithcka në fushë. Jo rastësisht, goli që coi në barazim erdhi prej një prej lëvizjeve të tij: "Jo, nuk dua të flas për merita personale. Goli erdhi kur skuadra po jepte maksimumin për të rekuperuar disavantazhin. Në zonë isha unë. Por pas meje ishte e gjithë skuadra. Dhe Brigi u tregua shumë i zoti që gjeti momentin e duhur për të ndërhyrë". "Një pikë e humbur? Absolutisht! Ishte një paraqitje pozitive, Kievo luftoi nga fillimi deri në fund. Luajtëm më mirë në pjesën e parë, por shpenzuam shumë energji. Dhe ishte e pashmangshme që në pjesën e dytë të ndienim lodhjen. Besoj se dhashe gjithcka dhe të gjithë bënë pjesën e tyre", thekson Bogdani.
Erjoni flet si lider: "Kjo pikë na forcon. Kemi treguar vazhdimësi në javët e fundit. Kievo e di tashmë se cfarë duhet të bëjë për të vënë në vështirësi cdo lloj kundërshtari. Megjithatë e kemi të qartë se rruga drejt mbijetesës është akoma shumë e gjatë". E gjatë dhe plot me rreziqe: "Por asnjë nuk mund të quhet i shpëtuar. Sapo gabon, rrezikon të gjendesh në një situatë të vështirë. Dhe Sampdoria është një skuadër që të detyron të gabosh. Por ne i kufizuam mjaft mirë veprimet e tyre, duke rrezikuar shumë pak. Goli i Kualiarelës? Një mrekulli të cilës s'ke cfarë t'i bësh. Tani duhet të rekuperojmë energjitë fizike dhe mendore, pasi na presin disa ndeshje shumë të vështira".
Artikulli origjinalwww.tgcom.it

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›