E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oto Bariç, në dorën e mjekëve kroate

ASA (Albania Sport Agency)- Oto Baric, trajneri që udhëtoi i sëmurë nga Zagrebi për të marrë pikën e jashtëzakonshme në Sofje, dhe vuri në vështirësi të ardhemn e kolegut të tij bullgar, Hristo Stojckov, gjendet sërish në një situatë jo të mirë shëndetsore.
Lajmi konfirmohet nga zëdhënësi i FSHF-së, Nurishmi. Baric kishte lajmëruar më parë se do të vinte në Shqipëri, më 12 prill për të parë lojtarë të tjerë, krahas atyre që ka grumbulluar në Kombëtare, por gjendja jo e mirë shëndetsore e tij i ka shtyrë sërish ardhjen e tij në Tiranë.
Doktorët personalë të kroatit 75-vjecar i kanë kërkuar trajnerit të përfaqësueses shqiptare kryerjen e e disa analizave shëndetsore përpara se ai të rikthehet në Tiranë.
Baric ka njoftuar se do të jetë në Tiranë, më datë 25 prill, ndërkohë që ka autorizuar si gjithmonë ndihmësin e tij, Kovacic të mbërrijë në Tiranë, më 12 prill. Slavko, 57 vjec do të bashkohet me Shpëtim Duron në një tur vëzhgimi të disa ndeshjeve të kampionatit shqiptar.
Qëllimi i stafit teknik të Kombëtares është vëzhgimi nga afër i disa lojtarëve të cilët aktivizohen në kampionatin shqiptar të Futbollit. Ashtu sic edhe ka deklaruar, Baric do të vazhdojë gradualisht rinovimin e skuadrës, këtë herë tekniku kroat dëshiron që së bashku me ndihmësin e tij Shpëtim Duro të shikojë lojtarë të rinj.
Në muajin maj, Federata Shqiptare e Futbollit do të luajë një ndeshje ndërkombëtare miqësore ndaj Uellsit. Kjo ndeshje do t'i shërbejë trajnerit dhe lojtarëve për të përgatitur skemat dhe taktikën e duhur në prag të dy sfidave me Luksemburgun.
Baric shfaqi ankesa në lidhje me stadiumin ku do të luhet ndeshja me Luksemburgun ("Ruzhdi Bizhuta", në Elbasan) dhe i kërkoi FSHF-së të konsultohej edhe me të përpara se federata të dërgonte zyrtarisht emrin e stadiumit në selinë e UEFA-s për miratim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›