E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe dy vaksina të reja

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se vaksinat që do të futen janë ato të Rotavirusit dhe të kancerit të qafës së mitrës (HPV).

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë është duke punuar përgjatë këtij viti lidhur me përllogaritjen e kosto-efektivitetit për këto vaksina.

Gjatë viteve të fundit janë futur një sërë vaksinash të reja në kalendarin e imunizimit. Sipas MSH, në vitin 2000, në kalendarin e vaksinimit u përfshi komponenti i Rubeolës në vaksinën FR (Fruth-Rubeole), në vitin 2005, komponenti i Parotitit në vaksinën FRP (Fruth-Rubeole-Parotit), në vitin 2009, komponenti i Haemophilus influenzae tip b në vaksinen e kombinuar DTP-HepB-Hib, dhe në 2011, vaksina e Pneumokokut (PCV10).  /Start/

                                                                                             2012-04-03 15:00
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›