"Xhaxhi": Elbasanin do ta nxjerr kampion
Elbasan - I mbiquajturi "Xhaxhi" ka deklaruar dje pas prezantimit me ekipin se do ta nxjerre Elbasanin, Kampion Kombetar. Trajneri i njohur eshte prezantuar me lojtaret nga aksioneri Gentian Cerraga. Ne kete prezantim ka qene i pranishem edhe drejtori teknik i ekipit Artin Kovaci. Ne fjalen e marre me kete rast Cerraga, u komunikoi zyrtarisht trajnerin e ri lojtareve se, "trajner i ri i Elbasanit do te jete Faruk Sejdini". Kerkoj perkushtim maksimal te lojtareve dhe trajnerit ne menyre qe te arrihen objektivat e Elbasanit per kete kampionat. Trajneri do te kete mbeshtetjen maksimale te presidences per te arritur objektivat", ka deklaruar Cerraga.
Pas ketij prezantimi, Sejdini u eshte drejtuar miqesisht lojtareve "besoj tek aftesite e tuaja individuale per te arritur objektivat. Kerkoj perkushtim nga ju dhe ndertimin e marredhenieve te sinqerta. Pas familjes, me te rendesishem per trajnerin jane lojtaret, dhe ju duhet ta kuptoni kete gje". I pyetur se cfare objektivash ka Elbasani pas ardhjes se tij ne krye te ketij ekipi, Faruk Sejdini eshte shprehur, "te jem realist, une ne jete jam kembengules dhe egoist. Mendoj se Elbasani nuk e meriton tejete, ne ate pozicion qe eshte ne tabelen e klasifikimit. Ndoshta mund te duket utopi por une kam ardhur ketu per te fituar titullin kampion". I pyetur se sa e veshtire eshte te arrish kete objektiv, kur Elbasani ndodhet ne vendin e nente ai eshte shprehur se, "nga e uleta tek e larta, nga e lehta tek e veshtira". Pyetje se, nese eshte i plote ekipi i Elbasanit ai eshte shprehur "kur pashe listen eshte me te vertete per te ardhur keq, qe Elbasani ndodhet ketu. Sigurisht duke respektuar pune e paraardhesit tim Mirel Josa, por cdo etape ka ndryshimet e veta".
Ai ka folur dhe per ndeshjen me Vllaznine e ka deklaruar se "eshte me e bukur sepse ka mobilizimin brenda dhe une nuk do te harxhoj energji, per kete ceshtje por per sinkronizimin e lojtareve". Per Kupen e Republikes ai u shpreh se Elbasani vazhdon te kete synimet e veta per fitimin e saj dhe se ndeshja me Tiranen nuk e frikeson aspak. Ndersa per sa i perket kontrates me presidencen e KF Elbasanit ai tha "as qe merrem me kontraten. Per mua eshte nje gje dytesore. Madje sikur Elbasani te ishte i pafuqishem, dhe ne gjendjen e fundit, te jeni te sigurt qe do vija. Punen e bej per pasion. Jeten nuk e kam te lidhur me sportin por e kam pasion kete pune". KF Elbasani ka si synim titullin kampion ose minimalisht tre vendet e para, ne tabelen e klasifikimit dhe njekohesisht te fitoje Kupen e Republikes. Ardhjen e "xhaxhit" e kane mirepritur mjaft tifoze dhe sportdashes te cilet kishin ardhur ne kompleksin "Shefqet Lamcja", per te asistuar ne ceremonine e prezantimit.
Fatos Salliu