E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kercenohet me jete shefi i klubit te Bilishtit

KORCE - Kercenohet me jete shefi i klubit sportiv te Bilishtit ne Korce, Kosta Skoti. Lajmin e ka bere te ditur gjate dites se djeshme, policia e qytetit te Korces, e cila ka pohuar se, ka qene vete Kosta Skoti, i cili ka bere denoncimin prane rajonit te policise, ku eshte shprehur se eshte kercenuar me jete. Skoti ka deklaruar se, eshte kercenuar me jete nga Gezim Xhaci, i cili ka qene deri me tani presidenti i ekipit te Bilishtit.

Ne denoncimin e bere nga Skoti, mendohet se kercenimi eshte bere per shkak te vendimit te FSHF-se, vendim i cili njohu Spartak Merakun si president te klubit sportiv te Bilishtit e jo Xhacin, qe ishte deri pak dite me pare. Kosta Skoti, ka denoncuar ish-presidentin e ketij klubi Gezim Xhaci, pasi ky i fundit ishte kunder vendimit te FSHF-se. "Xhaci me kercenoi me jete" ka thene Kosta Skoti, shefi i klubit sportiv te Bilishtit, ne rajonin e policise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›