Xhekson, një film për yllin e Pop- it
Një film ende i pashfaqur për kulmin e karrierës së këngëtarit legjendar Majkëll Xhekson, do të jetë në ankand në datën 26 nëntor.
Pak ditë para shfaqjes ai premton një garë të fortë dhe me shumë oferta. Ndërkaq, çmimi fillestar dhe i përcaktuar nga shtëpia e ankandit Fame Bureau do të nisë me 4 milion sterlina, por ai mund të shitet dhe më shumë.
Filmi, mësohet se është xhiruar në Buenos Aires, Argjentinë, në vitin 1993 gjatë turneut të albumit Dangerous.