E Shtunë, 31 Tetor 2026

Doris Pak: Në veri të Kosovës veprojnë forca kriminele

Eurodeputetja gjermane Doris Pak deklaroi se situata në veri të Kosovës është përshkallëzuar për shkak të forcave kriminale dhe jo për shkaqe politike. Në një intervistë për Doiche Vele, Pak saktëson se e gjithë kjo liftë po bëhet për interesa të pastra kriminale.

Në veri të Kosovës kemi burra, të cilët po sillen më shumë si kriminelë, se sa si politikanë. Ata po bllokojnë rrugët dhe po pengojnë lëvizjen e lirë të KFOR-it, EULEX-it dhe qytetarëve të veriut të Kosovës, tha Pak, ndërsa shtoi se bëhet fjalë për një lojë shumë të poshtër, e cila nuk ka të bëjë me politikën.

Duke u ndalur në lidhje me pretendimet për ndarjen e Kosovës, Doris Pak thotë se ndarja nuk është e mundshme dhe se për këtë çështje, nuk duhet menduar fare, sepse, nëse fillojnë ndarjet, ato nuk do të kenë fund.

Plani i Ahtisarit i jep minoritetit serb shanse të mëdha, atje ku ata janë shumicë. Kjo vlen edhe për veriun e Kosovës. Kjo do të thotë se edhe në atë pjesë duhet të sundojnë rendi dhe ligji, gjë që nuk është në interesin e strukturave kriminele. Ky është edhe shkaku pse tani kemi këtë situatë që kemi, tha mes të  tjerash Doris Pak.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›