Xhelal Miroçi nëshkruan për FC Memmingen 07

Kosovari Xhelal Miroci, i cili luajti për pak ndeshje sezonin e kaluar me Vllazninë e Shkodrës, nënshkroi para disa ditësh një kontratë me FC Memmingen 07, skuadër gjermane e kategorisë së katërt gjermane, Oberliga por pretendente për të marrë pjesë në Regionaliga. Lajmi u zyrtarizua edhe nga faqja e klubit, ku përmendej fakti se mesfushori 24-vjecar, edhe më parë kishte luajtur për këtë klub. Miroci ndiqej edhe nga Greuther Fürth. Miroci më parë ka luajtur edhe për SG Dornheim.