E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duka “padit” Pangon te Mishel Platini

Federata Shqiptare e Futbollit, do të jetë e pranishme në Kongresin e 31-të të UEFA-s, që do të zhvillohet në Zagreb. Më datë 31 janar një delegacion i FSHF-së, i kryesur nga Presidenti Armand Duka, do të jetë ndjekë nga afër punimet e Kongresit të organizmit më të rëndësishëm të futbollit evropian. Sipas fshf.org, në delegacion do të jenë të pranishëm edhe zëvendësprei i FSHF-së Bujar Kasmi dhe Sekretari i Përgjithshëm Arben Bici. Zyrtarët e lartë të futbollit shqiptar pritet që të kontaktojnë drejtëpërdrejtë me drejtuesit e UEFA-s, përfshi anëtarë të Komitetit Ekzekutiv dhe me presidentin Mishel Platini, për të diskutuar për përplasjet e fundit të FSHF-së me organizmat shtetërorë. Konflikti ka nisur pas një urdhëri auditimi, të lëshuar nga Ministria e Financave dhe Ministria e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve, për të cilin studio legale e cila është konsultente e FSHF-së, sugjeron se nuk është i mbështetur në ligj. Për të njëjtin veprim, kohë më parë edhe UEFA, ka shprehur kundërshtinë e saj dhe i ka sygjeruar organizmave shtetore shqiptare që të tërhiqen nga një vendim i tillë. Po kështu edhe sa i takon Ligjit për Sportin të miratuar në Parlament muaj më parë, UEFA nëpërmjet një letre të dërguar nga ana e zyrës së saj juridike, ka shprehur rezerva dhe pakënaqësi në lidhje me ndryshimet e bëra. Një letër e tillë, është dërguar edhe në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›