Xhelozia, 67-vjecari plagos me thike bashkeqytetarin
BERAT - Nje 67-vjecar, nga Ura Vajgurore, dyshohet se ka plagosur me thike nje bashkeqytetar, duke e akuzuar se i ngacmonte gruan. Burime nga policia vendore bene te ditur se eshte ndaluar dje Koli Kondakciu. Ai akuzohet se ka qelluar mbi Anastas Gjaten, pas nje grindjeje te castit. Policia tha se shkaku i grindjes ishin akuzat qe Kondakciu i beri Gjates ne lidhje me ngacmime seksuale ndaj bashkeshortes se tij. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, 52-vjecari i plagosur punonte me nje mjet mallrash neper fshatrat e ketij rrethi ne ditet ku zhvillohej Pazar, duke transportuar tregtaret. Ai u transportua ne spitalin rajonal te Beratit, ku ndodhet i shtruar jashte rrezikut per jeten. Ne ate furgon kishte udhetuar disa dite me pare edhe bashkeshortja e Kondakciut, e cila i kishte treguar me pas te shoqit ne lidhje me ngacmimet e shoferit. Gjate kontrollit ne banesen e agresorit, policia gjeti edhe disa municione luftarake.