Vjedhja milionere, kapen burre e grua
Blerim Kore
Dy bashkeshorte, nga qyteti i Lacit, jane arrestuar dje nga policia e Gjirokastres, pasi dyshohen si autoret e vjedhjes se 2,3 milione lekeve ne nje vile te ketij qyteti. Hysmet Daja, 43 vjec, lindur ne Lezhe dhe banues ne Lac, i denuar me pare per vepren penale "marredhenie seksuale me dhune" dhe bashkeshortja e tij Rolanda A., 24 vjece, lindur ne Tropoje dhe banuese ne Lac, jane prangosur pas afro 16 muaj hetimesh nga specialistet e Sektorit Kunder Krimeve te Renda ne Drejtorine e Policise se Qarkut Gjirokaster. Sipas tyre, ne vjedhje rolin kryesor e ka pasur "i famshmi" Saleo Stojani, autor i mbi 1000 vjedhjeve gjate dhjete viteve te fundit. "U desh nje pune e gjate hetimore nga ana jone per te rene ne gjurmet e autoreve te kesaj vjedhjeje me nje shume te konsiderueshme lekesh", thone burime nga Sektori i Krimeve te Renda ne Policine e Gjirokastres. Pas nje pune te gjate hetimore, duke analizuar provat, si dhe duke u mbeshtetur mbi informacione operative, agjentet e policise se Gjirokastres kane arritur te identifikojne dhe ndalojne autoret e vjedhjes se 2,3 milione lekeve ne banesen private te I. Bucit, ne qytetin e Gjirokastres. Nderkohe agjentet policore rikrijuan edhe skemen e ngjarjes se 30 majit te vitit 2007. Sipas hetuesve, dy hajdutet, burre e grua, per te realizuar vjedhjen, kane kontaktuar me 18-vjecarin Saleo Stojani. Ka qene "superhajduti" me origjine nga Korca qe, kundrejt shperblimit prej 100 mije lekesh, ka hyre ne vilen e lagjes "18 Shtatori", duke marre parate e "piketuara" nga dy bashkeshortet. Pas operacionit, tre personat jane larguar ne drejtim te Tiranes. Aktualisht Saleo Stojani ndodhet i arrestuar ne Burgun 313, Tirane, per vjedhje te disa banesave dhe disa lokaleve ne qytete te ndryshme si Tirane, Kavaje dhe per vjedhjen e kesaj banese ne Gjirokaster. Sipas hetimeve te para te policise se Gjirokastres, 43- vjecari Hysmet Daja , e perdorte 18-vjecarin Saleo Stojani per te realizuar vjedhje te ndryshme. "Duke shfrytezuar shkathtesine, gjendjen e tij ekonomike, moshen e mitur dhe mungesen e kujdesit prinderor, ai kishte arritur ta bindte Saleo Stojani per te realizuar disa vjedhje", thone specialistet e Krimeve te Renda ne policine e Gjirokastres.
Hetimet, 16 muaj per te arritur tek autoret
Provat e para te grumbulluara nga hetuesit ishin gjurmet e gishterinjve te gjetura ne vendngjarje. Burime nga Sektori i Krimeve te Renda ne Drejtorine e Policise se Qarkut te Gjirokastres bene te ditur dje se per gjetjen e autoreve te vjedhjes se bujshme eshte ngritur nje grup i posacem hetimor. Nje nga rruget e ndjekura prej tyre per te arritur te dy bashkeshortet, ishte sigurimi i informacioneve ne rruge operative, duke hetuar ne lidhje me personat qe kishin hyre ne qytet ato dite dhe per te kaluaren e tyre.
Saleo, historia e superhajdutit
Saleo Stojani eshte nder emrat me te njohur per policine e kryeqytetit. "Superhajduti" ka arkivuar rreth 1000 vjedhje, duke filluar nga mosha 8-vjecare ne qytetin e tij te lindjes, Korce. Pas shoqerimeve te njepasnjeshme ne policine e Korces, ku dhe banoret ruheshin prej tij, Saleo niset per ne Tirane, me idene se kryeqyteti kishte shume per te vjedhur. Cdo dite hajduti i mitur do te kryente se paku dy vjedhje, ku perfshiheshin lokale, parukeri, dyqane, banesa, portofolat e qytetareve neper urbane etj. Ai eshte kapur dhjetera here nga policia, por deri kater vjet me pare jane detyruar ta lirojne gjithmone, per arsye te moshes. Me mbushjen e moshes 14 vjec, per Saleon filloi perballja me gjyqesorin, ndonese me gjysme denimi per arsye se nuk i kishte mbushur 18 vjec. Per Saleon mund te thuhet pa frike se kalon me shume kohe ne burg se jashte. Edhe per vjedhjen e Gjirokastres, nuk ka qene i nevojshem ndonje aksion policor per kapjen e tij, pasi prej disa muajsh ai ndodhej ne paraburgim per disa vjedhje te tjera ne Tirane e Kavaje.