E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhelozia tërbon 26-vjeçarin, përvëlon me acid ish-gruan dhe shoqen e saj

Tiranë, 30 korrik NOA Ishte ndarë nga nusja e tij 23-vjeçare, por kjo nuk e ka penguar ndjenjën spontane të xhelozisë që 26-vjeçari kishte për të.

Madje xhelozia e 26-vjeçarit shkoi në ekstrem kur ai i hodhi në fytyrë acid ish-gruas së tij dhe shoqes së saj me të cilën ajo ndodhej në atë moment.

Gjithçka ka ndodhur dje në rrugën Maliq Muça në Tiranë kur Elton Alia 26-vjeç ka djegur me acid ish-bashkëshorten e tij Sabina Karaj 23-vjeçe dhe shoqes së kësaj të fundit Dhurata Tërshana, 25-vjeçe.

Sipas policisë e cila mbërriti pak momente më vonë në vendngjarje, Alia kishte dëgjuar thashetheme për një lidhje të mundshme të ish-gruas së tij gjë e cila dyshohet se e ka irrituar atë.

Çifti është takuar në prani të shoqes së 23-vjeçares dhe mes tyre ka nisur një debat i ashpër.

Dyshohet se justifikimet e 23-vjeçares kanë qenë të tepërta për të pasi ajo ishte ndarë nga bashkëshorti por të kundërtën ka pretenduar 26-vjeçari.

Ndjenja e xhelozisë duket se ka tërbuar të riun i cili ka marrë një shishe të mbushur me acid dhe ja ka zbrazur në fytyrë ish-gruas së tij.

Tërbimit të Aliut nuk i ka shpëtuar as shoqja e 23-vjeçares e cila është djegur ë fytyrë nga acidi.

Ato u transportuan menjëherë në spitalin Nënë Tereza, në repartin e djegieve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë oficerët e zyrës së hetimit të vrasjeve në Policinë e Tiranës ushtruan një  kontroll në banesën e shtetasit Elton Alia, ku gjetën dhe sekuestruan 4 televizorë plazma, dy kompjuterë lap top, një aparat fotografik dhe dy thika të përmasave të ndryshme, sende të cilat dyshohen se janë të vjedhura, pasi nuk deklarohet origjina e blerjes së tyre.

Alia u arrestua nën akuzën e veprave penale të Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armëve të ftohta, dhe të Plagosje së rëndë me dashje.

k.k/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›