Kontroll me prozhektorë gjatë natës, zbulohen parcela me drogë në Krujë

Krujë, 31 Korrik NOA Policia antidrogë duket se e ka marrë shumë seriozisht çështjen e luftës ndaj kultivimit të marihuanës, sepse në operacionet e saj më të fundit po përpiqet të inkuadrojë mjete më të sofistikuara.
Gjatë orëve të mbrëmjes së enjte dhe orëve të para të ditës së sotme (e Premte), agjentët e sektorit antidrogë, të ndihmuar edhe nga prozhektorë ndriçues, kanë arritur të lokalizojnë dhe bllokojnë katër parcela me lëndë narkotike.
Korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA, informon se aksioni erdhi në kuadër të operacionit të koduar Sakarriq Qerrish, në zbatim të Planit të Masave të hartuar për parandalimin, zbulimin e asgjësimin e bimëve narkotike dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të këtyre veprave penale.
Efektivat e Seksionit kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës thanë se e kryen aksionin, në bashkëpunim me efektivat e Komisariatit të Krujës, duke bërë të mundur zbulimin e parcelave me hashash, në zonën e malësisë së Krujës.
Ne arritëm të zbulojmë në fshatrat Mafsheq, Shkrel, Shqeze dhe Sakarriq, katër parcela të mbjella me bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa, - konfirmoi policia.
Ajo shtoi se pas përpilimit të dokumentacionit përkatës u bë asgjësimi në vend i 3 701 rrënjëve bimë narkotike, që u gjendën të gjitha, në tokë të pyllëzuar, pa pronarë.
Policia tha se po vazhdon puna për identifikimin e autorëve dhe dokumentimin e kësaj vepre penale që klasifikohet si kultivim i bimëve narkotike.
v.m/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")