Aksidenti në aksin Shkodër-Lezhë, tre të vdekurit ishin anëtarë të së njëjtës familje

Shkodër, 31 korrik, NOA Update Tre personat të cilët kanë humbur jetën në paraditen e sotme gjatë një aksidenti fatal në autostradën e Veriut, ishin persona të së njëjtës familje.
Lajmi tragjik është bërë i ditur për agjencinë e Lajmeve NOA nga forcat e policisë në vendngjarje, të cilat kanë mundur të identifikojnë tashmë se cilët janë personat e përfshirë në ngjarjen e rëndë që tronditi opinionin paraditen e sotme, kjo edhe për faktin pasi vijon të jetë në radhën e gjatë të aksidenteve të rënda rrugore të javëve të fundit.
Sipas të dhënave policore, viktimat e identifikuara janë Ermira Dema, 25 vjeç dhe Fadil Dema, rreth 40 vjeç si edhe Sali Dema.
Por në këtë aksident kanë mbetur të plagosur edhe tre persona të tjerë, për të cilët policia jep identifikimin e tyre si më poshtë: drejtuesi i autoveturës me targa Bajram Curri Ermal Dema si dhe drejtuesi i kamionit Baftjar Vladi.
Ndërkaq, i plagosuri i tretë mësohet se është një kalimtar i përfshirë rastësisht në këtë aksident të rëndë rrugor, i cili është dërguar urgjentisht në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Saktësisht, sipas burimeve policore bëhet e ditur se aksidenti ndodhi rreth orës 09.30 minuta dhe policia ka vajtur në vendin e ngjarjes për të kryer veprimet hetimore, ku ka konstatuar se ka qenë makina tip benz i bardhë me targa BC 0318 D, e cila është përplasur me kamionin me targa TR 8470 B në dalje të Lezhës, në drejtim të Shkodrës, akt ky që ka shkaktuar edhe aksidentin fatal, ku mbetën të vrarë tre persona dhe tre të tjerë figurojnë në gjendje të rëndë.
Ndërkaq, burimet policore bëjne me dijeni se ai është shkaktuar nga një manovër e gabuar e shoferit të automjetit përballë kamionit.
n.e/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")