E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhemajli rizgjidhet nënkryetar i CEAC

Në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të CEAC (Konfederata Evropiane e Veteranëve të Luftës), u zgjodhën organet drejtuese, ku kryetar i kësaj konfederate u rizgjodh Georges Cabero, ndërsa Muharrem Xhemajli u rizgjodh nënkryetar edhe për një mandat.
 

Lajmin për punimet e Asamblesë, që po mbahen në Perpignon të Francës, e ka bërë të ditur nëpërmjet një deklarate OVL e UÇK-së.
Asambleja e Përgjithshme e CEAC, ka miratuar edhe një deklaratë në përkrahje të ndryshimeve demokratike në botë, duke e konsideruar të nevojshme shmangien nga dhuna dhe duke e përkrahur ndryshimin e regjimeve përmes dialogut.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›