Pranga 21-vjeçarit Ristani, plagosi me thikë 16-vjeçarin Doçi

Sot, nga Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr.2 Tiranë, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes me thikë të 16 vjeçarit, Ali Doçi, banues në Tiranë.
Fale një pune hetimore dhe proçeduriale, u arrit kapja e shtetasit Arbër Ristani, 21 vjeç, me banim në Tiranë. Kapja e menjëhershme e autorit të dyshuar të kësaj plagosje u arrit në afërsi të rrugës "Margarita Turulani" në Tiranë, ku autori i dyshuar ndodhej në një banesë.
Autori, dyshohet se në bashkëpunim edhe me shtetas të tjerë të jenë autor të plagosjes me thikë të 16 vjeçarit Ali Doçi të ndodhur ditën e djeshme, në afërsi të Qëndrës "Kristal" në Tiranë.
Ndaj 21 vjeçarit Arbër Ristani, është marrë masa e arrestit në flagrancë për konsumim të veprës penale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme.