E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenisi shqiptar “luan” me botën



Shqipëria bëhet anëtare me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Tenisit. Ngjarja e bujshme mori jetë në mbledhjen e përgjithshme vjetore të Federatës Ndërkombëtare të Tenisit (ITF), të zhvilluar para disa ditësh në kryeqytetin spanjoll, Madrid. “Ky moment shënon një hap të rëndësishëm për zhvillimin dhe perspektivën e sportit të tenisit në vendin tonë, si dhe i jep të drejtën Shqipërisë që në sezonet e ardhshme të marrë pjesë me përfaqësuesit e saj në Kupën DEVIS”, - deklaroi Federata Shqiptare e Tenisit përmes një komunikate për shtyp. Së fundi, tenisi shqiptar u përfaqësua në Lojërat Mesdhetare “Pescara 2009”. Sporti i “topit të verdhë” sponsorizohet vitet e fundit nga “Banka Popullore –Société Générale Group” dhe “Birra Stela”. “Me këtë rast, Federata Shqiptare e Tenisit gjen rastin të falënderojë të gjithë dashamirësit e këtij sporti në Shqipëri, sportistë e trajnerë, ata që e kanë mbështetur dhe kanë kontribuar për rritjen dhe zhvillimin e tij në këto vite, Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar e në mënyrë të veçantë 2 sponsorët kryesore – Banka Popullore –Société Générale Group dhe Birra Stela”, - përfundon komunikata e Federatës Shqiptare të Tenisit.

Çështja “Kruz”, Igli Tare mohon gjithçka

Lacio duket se është shumë afër marrëveshjes me Hulio Kruzin, por Igli Tare, drejtori sportiv i bardhekaltërve i mohoi zërat e merkatos. “Nuk është afër. Është normale që për një lojtar me cilësitë e tij dhe në skadim të kontratës të ketë interesim, por nuk jemi vetëm ne, janë shumë”, - tha Tare. Në lidhje me një transferim të mundshëm të Radusë dhe Kribarit te Palermo, ish-sulmuesi shqiptar i Lacios tha: “Për Radunë nuk ka absolutisht asgjë. Kribari mund t’i interesojë klubit sicilian, por nuk ekziston asnjë tratativë. Pandev? Për momentin do të thosha jo, nuk ka ndonjë zhvillim të ri”.

Bajerni refuzon 80 mln euro për Riberinë

Tre javë më parë Bajerni i Munihut refuzoi një maksi-ofertë prej tetëdhjetë milionë eurosh nga Realit të Madridit për Frenk Riberinë. Lajmin e dha gazeta sportive franceze “L’Equipe”. Sipas saj, deklarimet e ditës së mërkurë nga ana Franc Bekenbauerit (“do ta shesim Riberinë vetëm për 94 milionë euro) nuk kanë qenë një batutë e thjeshtë.

31 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›