E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident rrugor fatal humbin jeten 3 pjesetare te nje familje

Tre pjesëtarë të një familje, mes të cilëve edhe një fëmijë 5 vjeç, mbetën të vdekur gjatë një aksidenti tragjik në aksin Fushë Krujë-Durrës, në orët e pasdites.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në momentin kur automjeti tip Ford Fokus, me të cilin udhëtonte familja Shota, që vinte nga një rrugë dytësore, hyri në rrugën nacionale për në drejtimin e Fushë Krujës.

Sipas veprimeve paraprake hetimore, mendohet të ketë qenë një moment i pavëmendshëm i drejtuesit të Fordit, Altobel Shota, 35 vjeç, i cili nuk ka parë autobusin që vinte nga drejtimi i Fushë Krujës dhe shpejtësinë e lëvizjes së këtij të fundit. Përplasja ka qenë fatale për 35-vjeçarin, bashkëshorten e tij Suela rreth 31 vjece dhe djalin e tyre Kejsi.

Ndërsa është dërguar në gjendje të rëndë djali tjetër i dy bashkëshortëve Shota, Ervisi. Sipas mjekëve të spitalit ushtarak, gjendja e Ervisit mbetet e rëndë, dhe deri në orët e vona të mbrëmjes nuk jepeshin siguri të plota për jetën e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›