Shperthim ne Durres asnje i lenduar

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse i dyshuar si tritol ka dëmtuar rëndë një banesë në zonën e plazhit në Durrës, ndërsa fatmirësisht asnjë prej familjarëve nuk gjendej brenda në atë moment.
Pothuajse e gjithë shtëpia njëkatëshe është dëmtuar rëndë dhe çatia e saj ka rënë përtokë, nga shpërthimi.
Të gjitha orenditë e banesës janë dëmtuar në mënyrë të pariparueshme, ndërsa policia ka mbërritur pas mesditës, dhe disa specialistë të mbërritur nga Tirana, kanë bërë ekspertizën e ngjarjes.
Familjarët e saj kanë qenë në Itali ku jetojnë dhe punojnë si emigrantë.
Policia dyshon për një ngjarje të qëllimshme për shkak të një konfliktit për pronësinë.