Milani shenjëstron tek Interi brazilianin Maksuell
Milano - Karlo Ançeloti konfirmon publikisht interesimin e Milanit për mbrojtësin e Interit, Maksuell. Mbrojtësi brazilian në ndeshjet e fundit ka humbur formacionin e parë, dhe për pasojë kërkon largimin nga skuadra kampione. Maksuell mësohet se ka refuzuar rinovimin e kontratës së tij me Interin.
Këtë situatë e ka nuhatur menjëherë trajneri i Milanit, Karlo Ançeloti, duke deklaruar: “Maksuell është një lojtar i cili preferohet nga klubi i Milanit. Kam përshtypjen se së shpejti do të bisedojmë për transferimin e tij tek skuadra jonë. Ai është njëri nga mbrojtësit më të mirë të krahut", deklaron Ançeloti në deklaratën e publikuar sot në gazetat italiane.