Xherard: “Magjike të ngrija trofeun sërish”

- Kapiteni i Liverpulit, Stivën Xherard është i bindur se ekipi i tij i ka shanset për të fituar trofeun e dytë rresht në tri vitet e fundit.
"Është e mrekullueshme të jesh aty (në finale) dy herë në tre vjet", tha Xherard. "Ne nuk kemi bërë mirë në shtëpi (kampionat), por ne jemi një farë ekipi në Europë".
Liverpuli nxorri jashtë loje Celsin me penallti duke prenotuar vendin e tij në finalen e Athinës dhe, Xherard pranoi se gjëja e parë që i erdhi në mendje ishte mendimi se mund ta ngrinte Kupën sërish.
"Të ngrija kupën me erdhi në mendje sapo ne realizuam penalltinë e fundit kundër Celsit", zbuloi të fshehtën e tij, Xherard.
"Do të ishte magjike të ngrija trofeun sërish".
Të "Kuqtë" do të jenë kundër Milanit, që në fakt është një përsëritje e finales historike të Stambollit që përfundoi në mënyrën më të hidhur për kuqezinjtë.
"Nuk ka rëndësi se cfarë ekipi do të përballesh", tha ai. "Ne nuk kemi asnjë ankth, pasi ne nuk e dimë kurrë se kur ne jemi mundur, dhe kjo na jep një përqendrim të madh".