Maldini, edhe një sezon tjetër kuqezi

Kapiteni i përjetshëm i Milanit, Paolo Maldini pohoi se ka ndërmend të luajë edhe për një sezon tjetër për kuqezinjtë.
Maldini, ndër më të vlerësuarit në Itali, i cili mungoi në ndeshjen e dytë gjysmëfinale me Mancester Junaitid, tha se ndihet i lumtur të luajë dhe vitin e ardhshëm.
"Do të diskutojmë finalen (me Liverpul), më pas do të operohem dhe shpresoj të luaj e të fitoj trofetë e mi të fundit, Superkupën e Europës dhe Kupën Interkontinentale", tha në delir veterani, që ka luajtur 126 ndeshje me Kombëtaren e Italisë.