Dushku thirrje fansave për bamirësi
Aktorja me origjinë shqiptare Eliza Dushku pritet që muajin e ardhshëm të marrë pjesë në një ankand bamirëse. Aktorja ka nënshkruar për këtë qëllim një kontratë me “Fondacionin Lupus të Amerikës” dhe shpreson që të mbledhë para për organizatën, e cila prej vitesh po përpiqet të zbulojë shkakun e sëmundjeve me imunitet në organizmin e njeriut. Dushku nëpërmjet faqes së saj zyrtare në internet, ku ajo po mbledh fondet, u bën thirrje fansave të saj që të ndihmojnë këtë nismë. “Unë shpresoj se ju do ta merrni parasysh idenë për të më ndihmuar, duke bërë një dhurim në internet që të mund të arrij qëllimin. Është e lehtë për ta bërë një gjë të tillë. Mjafton vetëm të klikoni linkun, për të më mbështetur dhe për të përfunduar procesin e dhurimit. E vlerësoj vërtet ndihmën tuaj! Ka shpresë në horizont dhe me ndihmën tuaj ne mund të gjejmë trajtimet dhe një kurë më të mirë për sëmundjen Lupus”, shprehet aktorja më origjinë shqiptare.