Njeriu me 82 tatuazhe të Julia Roberts
Shitësi i gazetave, Miljenko Paserisas Bukovic, i cili jeton në Valparis të Kilit, në dhjetë vitet e fundit ka arritur t’i bëjë 82 tatuazhe të aktores Julia Roberts në gjoks dhe duar. Ai filloi t’i bëjë tatuazhet pasi pa filmin “Erin Brockovich”.
Shumica e adhuruesve të aktores amerikane Julia Roberts kënaqen vetëm me blerjen e filmave të saj në DVD, shkuarjen në kinema ose eventualisht fotografinë e saj me autograf. Por Miljenko shkoi një hap më larg dhe përfundoi në rubrikën tonë të lajmeve. Për këtë punë Miljenko ka shpenzuar më shumë se 1500 euro.
Miljenko-56 vjeçar të gjitha 82 ilustrimet në gjoks dhe duar i bëri i inspiruar nga skenat e filmave. Shitësi i gazetave shpreson se do të ketë para të mjaftueshme të bëjë tatuazhe derisa ta mbulojë edhe milimetrin e fundit të trupit të tij me tatuazhet e aktores së famshme.