E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhiro e ulet. Tregetaret ne Durres refuzojne te paguajne tatimet

 Pjesa më e madhe e 1300 subjekteve të reja të hapura gjate sezonit turistik ne zonen e Plazhit të Durrësit janë tatimpagues të rregullt, por nje pjese e tyre nuk kane pranuar te paguajne detyrimet qe rrjedhin pas rregjistrimit ne QKR si aktivitet tregtar pas deklarimit te xhiros e cila këtë verë ka qenë mjaft e ulët. Drejtori i Drejtorise Rajonale Tatimore ne Durres Shkelqim Fortuzi eshte shprehur se nese këto subjekte debitore nuk paguajne detyrimet do te aplikohen të gjitha  masat që parashikon ligji.
“Për ato subjekte që nuk shlyejnë vazhdon vjelja e detyrimeve me forcë sic janë bllokimi I llogarive, vendosja e sekuestros mbi pronat dhe mbi pasuritë e tyre, qoftë dhe tek personat fizikë e deri tek pasuria familjare që kanë. Ekzistojnë të gjitha hapësirat ligjore për t’I mbedhë këto detyrime me forcë”- tha Shkelqim Fortuzi. 

Sezoni turistik ne Durres po shkon drejt fundit. Nje pjese  e subjekteve sezonale jane mbyllur tashme, ndersa ata qe vazhdojne akoma aktivitetin shprehen se ky vit nuk ka qene i frytshem per ta. Temperaturat e larta te diteve te fundit po mbajne ende gjalle shpresen e biznesve sezonale ne zonen e Plazhit per të vazhduar edhe disa dite me shume aktivitetin e tyre.

Aleks Kalemasi 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›